Paqja duket larg, ja debati i nxehtë mes Mourinhos dhe Paul Pogbasë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/08/poggggg.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 16 August 2018
Marrëdhënia mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho dhe mesfushorit francez, Paul Pogba, është më e nderë se kurrë. As fitorja ndaj Leicesterit në javën e parë të Premier Leagues nuk ka shërbyer që situata të qetësohet. Kampioni i saposhpallur i Botës, ndihet i burgosuri i portugezit, ndërsa trajneri luzitan është i lodhur me “qurravitjet” e futbollistit të tij.
Sipas “Sun”, që citon një burim të besueshëm në dhomat e zhveshjes së “Djajve të Kuq”, ka patur një debat të nxehtë mes palëve, pas fjalëve të francezit se “nuk ndihem i lumtur dhe nuk mund të të flas më shumë sepse më më gjobisin.”
“Nëse akoma dëshiron të largohesh nga Manchesteri, – mësohet t’i jetë drejtuar Mourinho, – duhet të ma kërkosh, që të të lë të ikësh. Dhe nëse ke ndonjë problem me mua, ma thuaj në sy, jo në media.”
E menjëhershme përgjigjja ironike e Pogbasë: “Nëse dëshiron të flasësh me mua, telefono menaxherin tim.”
Pogba ndihet i burgosur i Jose Mourinhos, sidomos tani që merkatoja në Angli është mbyllur. Ekziston ende mundësia teorike që të largohet nga Manchesteri dhe t’i bashkohet Barcelonës (merkatoja në Spanjë mbyllet më 31 gusht). Sipas “Daily Mail”, është arritur marrëveshja me “blaugranat” që i ofrojnë 20 milionë euro në vit për 5 sezonet e ardhshme. Transferimi i Pogbasë në “Camp Nou” vështirë se do të ndodhë para merkatos së janarit, pasi “Djajtë e Kuq” duhet patjetër të gjejnë një zëvendësues të denjë për të.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/BKT-Kosova-The-Banker-2023-scaled.jpg)
Të tjera
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Kra...