Lajme

Papunësia e grave në Kosovë/ Analisti i reagon Kurtit për statistikat

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 21 October 2024

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti lidhur me papunësinë e grave në Kosovë, i cili ka thënë “se te gratë papunësia ka rënë nga 29.7% për qind në 17.2%”.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se janë përdorur statistika që nuk e paraqesin gjendjen e grave në ekonomi.

Ai ka shtuar se ose janë të punësuara vetëm 18.2% ose të papuna vetëm 17.2%.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

A është papunësia e grave 17.2% apo punësimi i tyre vetëm 18.2%?

Këtu e kemi një rast nga sot rreth punësimit. U tha “KM ka sqaruar se te gratë papunësia ka rënë nga 29.7% për qind në 17.2%”. Ok, korrekt është kjo si terminologji. Por këtu janë përdorur statistika të pjesshme që nuk e paraqesin gjendjen e grave në ekonomi. Ne nuk mundemi me rregullu ekonominë dhe punësimin duke i fshehur realitetin. Këtu e kemi gjendjen komplet të tregut të punës dhe grave, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare të qeverisë. Pra janë vetëm 18.2% të punëasuara. Kemi gjithsejt rreth 595,474 gra në moshë pune nga regjistrimi i fundit (AFP 2023). Prej tyre 451,143 janë jashtë tergut të punës dhe ekonomisë. Kjo i bie që 75.8% i kemi vet-përjashtuar vetëm me me u ilustru papunësinë si 17%. Në realitet këto gra janë të gjalla, ekzistojnë dhe ekonomia jonë pa to nuk operacionalizohet e nuk arrihet potenciali ekonomik. Vetëm 24.2% është shkalla e aktivitetit të grave në tregun e punë.. e kjo është më e ulët në vendet e rajonit. Ose janë të punësuara vetëm 18.2% ose të papuna vetëm 17.2%.

Në vijim indikatorët kryesor të grave në tregun e punës:

– Femra Moshë Pune: 595,474

– Jashtë tregut të punës (gra): 451,143

-Përqindje jashtë tregut të punës: 75.80%

– Pjesemarrja në treg: 24.20%

– Shkalla e Punesimit (Gra): 18.20%

– Të punësuara: 117,990

– Fuqia Punëtore Aktive: 144,331

Kurti: Niveli i papunësisë te gratë ka rënë në 10.7%, nga “Superpuna” 51% e të punësuarve ishin vajza

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera