Rozë

Paparazzi: Roberti kapet mat me modelen e njohur

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 08 August 2020

Në shkurt të këtij viti ajo tronditi rrjetin! Përmes një deklarate publike, modelja shqiptare Jessica Kadiu bënte të ditur romancën e saj të ndërprerë me Robert Berishën.

Në foton krah muzikantit të njohur, ajo zbuloi se lidhja me Robertin kishte zgjatur një kohë por ishte shkëputur mes tjerash për faktin se nuk donte të ishte e fshehur, siç zgjedhte këngëtari.

-Advertisement-

Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.” – shprehej Kadiu në një postim të 25 shkurtit.

Por, duket se historia mes saj dhe këngëtarit Berisha nuk ka mbaruar. Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi ekskluzive paparazzi ditën e sotme në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri ku shihen dy protagonistët krah njëri-tjetrit. Burimet e portalit tonë theksojnë se vetëm pak ditë më parë bukuroshja zeshkane ka zbarkuar në trojet shqiptare nga New Yorku pas disa muajsh bllokadë të fluturimeve shkaku i pandemisë. Me të mbërritur, Roberti duket të ketë qenë adresa e ndalesës së saj, pavarësisht “lamtumirës” publike që i dha në muajin shkurt përmes postimeve.

Në rrjete sociale, Kadiu nuk ka zgjedhur të tregojë që është me Robertin mirëpo një fotografi krah reperes Rina shfaqet me të njëjtën veshje nga ajo që shihet në fotot e shkrepura e të siguruara nga Prive.al.

Kujtojmë se çifti u zunë mat për herë të parë vitin e kaluar në pushime të përbashkëta në Turqi të cilat Roberti tha se “ishin për një videoklip me modele” i cili nuk u publikua asnjëherë. Dëshmitarët okularë atëbotë kishin rrëfyer për Prive.al se Roberti dhe Jess ishin vetëm, të pashoqëuar nga askush tjetër dhe nga afërsia nuk linin asnjë dyshim se janë çift apo jo. /Prive.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera