Paparaci: Kompania e favorizuar nga pushteti i merr 25 hektarë tokë të shtetit

Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 14 January 2023
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka firmosur ujdinë me ‘Kosmonte Foods’ që parasheh t’ia jep kompanisë për shfrytëzim pronën në zonën kadastrale Harilaq. Toka i është dhënë për 99 vjet dhe pritet t’i hapë 300 vende të reja pune. Megjithatë, marrëveshjes i kanë paraprirë kundërshtimet nga deputetët opozitarë. Janë hedhur dyshimet se pushteti e ka favorizuar kompaninë në fjalë.
Kompanisë ‘Kosmonte Foods’ iu dhanë 25 hektarë tokë, pronë e shtetit, në emër të investimeve që do të bëjë kompania.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e kishte pyetur vitin e kaluar ministren Hajdari rreth miratimit të propozimit të qeverisë për t’ia dhënë statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë “Kosmonte Foods”, Sh.P.K., raporton Paparaci.
Ai e pati kritikuar ministren Hajdari për vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik.
“Ju nuk keni nënshkruar patentën e fundit, por po kërkoni dokumentacione shtesë. Atëherë keni gabuar apo tash? A e keni lajthitur qeverinë apo kuvendin?”, i kishte thënë Shala Hajdarit, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Më 28 qershor gjatë këtij komisioni po diskutohej lidhur me investimet strategjike në vend.
Ministrja Hajdari iu përgjigj duke thënë se rasti po vonohet për shkak të devijimeve nga qeveritë e kaluara.
“Si mund ta shtyjë një projekt që nuk është në harmoni me planin zhvillimor. Si mund ta shtyjë aq lehtë në çështje ditësh nëse kriteret nuk janë zbatu. Do të kaloj. Kosmonte është në rregull. Në këtë rast, unë kam kërkuar që kompania të konfirmojë zotimet që i ka, i ka konfirmuar është në vlerësim të pronës që do të shpronësohet. Nuk është vonesë, por një proces. Unë e kam një ekip që punon për këto projekte. Komisioni e ka kryer punën, duhet të ndodhë shpronësimi, nuk është në dorën time. Pse ka mbetur që disa vite në aplikim? Nëse e shikon aplikimin, është më shumë se pesë vite. Nuk është i mbyllur. S’iu kemi mashtruar. Përgjigja është që projekti ka konfirmuar zotimet dhe është në proces të nënshkrimit dhe marrëveshjes, është vlerësimi i pronës nga MF-ja jo nga MINT-i”, theksoi Hajdari.
Mbi këtë janë ngritur dyshimet se pushteti po e favorizon një biznes privat dhe të njëjtën kohë po i ngulfat të tjerat, duke i pasur parasysh raportimet se kompania me bazë në Fushë Kosovë ka pasur një kontest ligjor me Ministrinë e Bujqësisë.
Sidoqoftë, propozim-vendimi i qeverisë për t’ia dhënë këtë status ndërmarrjes e cila merret me tregtinë e produkteve të qumështit, vezëve, vajrave dhe yndyrnave të gatimit, është miratuar me mbi 60 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës në shkurt të 2022’s.
“Kosmonte Foods” është një kompani private me bazë në Fushë Kosovë. Ajo është në pronësi të sipërmarrësit Lulzim Begaj.
Lëvizja Vetëvendosje favorizoi ndërmarrjen, e cila mes tjerash – është edhe donator i partisë së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.
Dhënien e statusit Investitor Strategjik për “Kosmonte Foods” Sh.P.K. e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës, në seancën e kuvendit më 23 nëntor të vitit që lamë pas, kur propozimi i qeverisë u vu në shqyrtim për t’u tërhequr më pas si pasojë e mungesës në seancë të ministres Hajdari.
Ata nuk u shprehën parimisht kundër shpalljes së “Kosmonte Foods” investitor strategjik, por kishin kritikuar procedurat e ndjekura nga qeveria mbi propozim-vendimin.
Në anën tjetër, Ministria e Tregtisë tregoi sot se nga ky projekt me ‘Kosmonte Foods’ pritet të hapen 300 vende të reja pune.
Vlera totale e projektit që do të realizohet është 11 milionë e 143 mijë e 917 euro.
“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune. Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”, thuhet në njoftim.
Në kohën kur Ministria e Tregtisë kishte dërguar në Qeveri emrin e kësaj kompanie, ka pasur në tavolinë edhe 40 aplikime tjera.
Bile, një prej kompanive që ishte rekomanduar si Investitorë nga ish-qeveria e Avdullah Hotit, ishte kthyer prapa nga Qeveria Kurti.
Toka që i është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Kosomnte Foods”, është pronë e Agjencisë së Pyetjeve që ndodhet në Fushë Kosovë, dhe prona ishte shfrytëzuar edhe më herët nga kompania.
Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të kontratës, ndërsa pak para se Qeveria të votonte për Investitorë Strategjik, Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata. Padia ishte bërë nga pushteti i kaluar./Paparaci.com

Të tjera
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...