Lajme

Papa iu bën apel të fortë SHBA-së dhe Iranit për vetëpërmbajtje dhe dialog

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 09 January 2020

Papa Françesku ka bërë reagimin e parë sot lidhur me përshkallëzimin e tensioneve SHBA – Iran.

Françesku bëri një apel të fortë për dialog, vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjeve ndërkombëtare drejtuar SHBA-së dhe Iranit, duke kërkuar impenjim për të shmangur një konflikt më të gjerë.

Thirrja u bë gjatë fjalimit të përvitshëm të Papa Françeskut me ambasadorët e mbi 180 shteteve në Selinë e Shenjtë, gjatë takimit që mbahet në nisje të vitit të ri.

-Advertisement-

Papa Françesku, njoftoi Vatikan News, i takoi diplomatët paradite në një audiencë të shumëpritur, pasi e gjithë bota dëshironte të dinte qëndrimin e Papës dhe të Vatikanit për krizat aktuale.

Ky është takimi ku Papa hedh vështrimin mbi problemet dhe tensionet e botës, në një fjalim, që më pas, kthehet në mjet për deshifrimin e gjeopolitikës së Vatikanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera