Lajme

Papa Françesku paralajmëron për rrezikun e “katastrofës bërthamore” në Zaporizhja

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 24 August 2022

Papa Françesku ka bërë thirrje për “hapa konkretë” për dhënie fund të luftës në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet rreziku i një kastastrofe bërthamore në centralin bërthamor në Zaporizhja.

Centrali bërthamor në këtë qytet ukrainas është më i madhi në Evropë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se do të vizitojë centralin në ditët në vazhdim, nëse kanë sukses bisedimet për të fituar qasje.

-Advertisement-

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për sulme në këtë central.

Moska e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje vazhdimisht për çmilitarizim të zonës bërthamore.

“Shpresoj se do të merren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës, dhe për të shmangur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Zaporizhja”, ka thënë Papa para audiencës që mbledh çdo javë.

Ai e ka bërë këtë fjalim në ditën kur Ukraina shënon 31-vjetorin e pavarësimit nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Në po këtë ditë mbushen gjashtë muaj prej nisjes së luftës së Rusisë në këtë shtet.

Papa Françesku e ka konsideruar luftën si “çmenduri”.

“Të pafajshmit e paguajnë luftën, të pafajshmit”, ka thënë ai.

Papa Françesku ka thënë se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera