Lajme

Papa Françesku: “Nëna” nuk mund të jetë emri për bombën

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 06 May 2017

Papa Françesku kritikoi të shtunën emërtimin e bombës më të madhe jo nukleare të ushtrisë amerikane “nëna e të gjitha bombave”, duke thënë se fjala “nënë” nuk duhet të vihet në lidhje me armën vdekjeprurëse.

Forcat ajrore amerikane kanë hedhur një bombë të tillë në pozitat e Shtetit Islam në lindje të Afganistanit, muajin e kaluar.“Jam turpëruar kur kam dëgjuar emërtimin”, tha Papa gjatë një pritjeje për studentë, transmeton Reuters.

“Nëna jep jetë, kurse kjo jep vdekje dhe ne për këtë e quajmë nënë. Për çfarë bëhet fjalë?”, ka shtuar ai. Papa Françesku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera