Sport

Papa Françesku kujton Maradonën

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 26 November 2020

I pari i kishës katolike, Papa Françesku, ka kujtuar legjendën e futbollit, Diego Maradona, i cili mbrëmë ndërroj jetë në moshën 60 vjeçare, shkruan Gazeta inFokus.

Vdekja e Maradonës i preku të gjithë, përfshirë edhe bashkë vendasin e tij, Papa Françeskun.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, ka deklaruar se Papa është lutur për Maradonën që nga koha kur ka mësuar që ai kishte probleme shëndetësore.

-Advertisement-

Papa e ka kujtuar me dashuri dhe lutje momentin kur është takuar me argjentinasin në vitin 2014 në Vatikan, në një ndeshje miqësore për bamirësi.

Në këtë takim Maradona i kishte dhuruar Papës një fanellë me numrin e tij dhe emrin ‘Francisco’.

Argjentinasit ishin takuar bashkë edhe në vitin 2015./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera