Lajme

Papa Françesku: Dhuna ndaj grave një “murtajë” që duhet luftuar

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 21 January 2018

Papa Françesku, i cili po qëndron për vizitë në Peru, ka folur për dhunën kundër grave në Amerikën Latine.

Duke folur në Meshë në qytetin verior të Trujillo, Papa e quajti dhunën ndaj grave “një murtajë” që duhet luftuar në të gjithë rajonin.

Sipas OKB, gjysma e 25 vendeve me numrin më të madh të vrasjeve të grave janë në Amerikën Latine.

-Advertisement-

“Ka kaq shumë raste të dhunës që mbeten të heshtura pas shumë mureve”, tha Papa.

“Unë po ju bëj thirrje që të luftoni kundër këtij burimi vuajtjesh duke përfshirë legjislacionin dhe një kulturë që hedh poshtë çdo lloj dhune”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera