Panuçi me “dorë të hekurt”: Ja pse e përjashtova Çikalleshin, Xhaka mund të…
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 28 August 2017
Në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Panuçi në një konferencë për mediat foli për listën e lojtarëve të grumbulluar.
Futbollistë si Xhaka, Kaçe e Lenjani, u lanë jashtë liste ndërsa u thirrën emra të rinj si Ahmedi, Memolla e Balliu.
“Vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Do ta shpjegoj pse. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar, u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare, pasi e merituan.
Janë 23 lojtarë sepse se sot mora një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund t’i jepja leje që të mos vinte në Kombëtare.
Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, praktikës time dhe të gjithë duhet ti respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”, tha ai.
Në lidhje me rastin e Taulant Xhakës, Panuçi u shpreh se pranon ndjesën e tij.
“E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Këtë çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij.
Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”, sqaroi Panuçi.
Të tjera
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...