Sport

Panuccit i dalin telashe të mëdha para ndeshjes me Izraelin

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 13 October 2018

Paraditen e sotme Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se futbollistët Ylber Ramadani dhe Frederik Veseli u larguan nga grumbullimi i kombëtares, pasi nuk ishin në gjendje të luanin në ndeshjen ndaj Izraelit, për shkak të problemeve fizike.

Trajneri Panucci kishte vendosur të thërrasë me urgjencë Sabien Lilajn dhe Ivan Balliun për të zëvendësuar dy lojtarët, por në një tjetër njoftim të FSHF-së, duket se vetëm mesfushori do t’i bashkohet skuadrës kuqezi.

Kjo pasi Ivan Balliu nuk është lejuar nga trajneri i tij te klubi francez i Metzit, për t’iu bashkuar kuqezinjve, pasi ftesa ndaj tij ishte dërguar me urgjencë dhe jo 14 ditë më përpara, siç e kërkon rregullorja.

-Advertisement-

Ja deklarata e FSHF-së:

Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.

Trajneri i klubit te Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Sipas argumentimit të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur.

Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi (dhe jo si çdo ftese 14 dite pçrpara grumbullimit) ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet ti bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera