Sport

Panucci: Xhaka dhe Cikalleshi e kuptuan gabimin

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 02 October 2017

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojë ndaj Spanjës dhe Italisë.

Në Kombëtare janë rikthyer edhe dyshja Taulant Xhaka dhe Sokol Cikalleshi që nuk u ftuan muajin e kaluar nga trajneri Christian Panucci.

Xhaka kishte bërë gabim pasi nuk kishte pranuar takimin me italianin në Basel, ndërsa Cikalleshi kërkoi leje për ta kompletuar transferimin tek Osmanlispor.

-Advertisement-

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur për dy të rikthyerit në Kombëtare duke thënë se e kanë kuptuar gabimin.

“Për Xhakën dhe Cikalleshin nuk e kam thënë që nuk do të rikthehen në kombëtare. Xhaka e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar ndjesë disa herë. Tani ai do të rikthehet me grupin për të dhënë kontributin”.

Xhaka pritet të luajë nga minuta e parë kundër Spanjës

“Cikalleshi nuk respektoi oraret prandaj e penalizova. Ata janë të dy futbollistë shumë të mirë. Besoj dhe kërkoj të na japin një dorë në ecurinë tonë”.

“Për sa i përket mungesës se lojtarëve nga Kategoria Superiore, dua të them se po i shoh të gjithë, por kam vendosur që në këto dy ndeshje historike të mbaj grupin e zakonshëm”.

“Jam duke e ndjekur dhe Sabjen Lilajn e Skënderbeut, por për momentin siç e thash më lartë vendosa të marr grupin e zakonshëm”, u shpreh Panucci.

Shqipëria ndeshjen e parë do ta luaj në udhëtim tek Spanja më 6 tetor, ndërsa tri ditë më vonë pret Italinë në Shkodër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera