Panucci lë jashtë Xhakën e Kaçen
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 23 August 2017
Pak ditë nga zyrtarizimi i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e skuadrës kuqezi, atë me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe atë me Maqedoninë më 5 shtator, vjen një lajm i mirë për trajnerin italian.
Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë merr pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses sonë.
Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.
Një tjetër emër i ri i listës së Panuccit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Për të janë mediet kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.
Surpriza e listës së Panuccit nuk do të jetë vetëm ky lojtar i afruar, por mesa duket edhe largimi zyrtar i Taulant Xhakës. Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuccit fillojnë që në fillim.
Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.
Panucci, veç atyre që nuk i ka zgjedhur me dëshirë, do të ketë edhe mungesa të rëndësishme që nuk lidhen me preferencat. Një e tillë është mungesa e lojtarit që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, Bekim Balaj.
Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin.
Ky dëmtim e ka detyruar Panuccin të kërkojë alternativa të tjera për këto dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë në repartin e sulmit, ku gjithsesi nuk do të mungojnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku.
Të tjera
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...