Panucci: Ju tregoj si erdhi shkarkimi

Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 23 March 2019
Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare.
Humbja 2-0 me Turqinë, në mbrëmjen e së premtes i kushtoi shumë trajnerit italian. 45 vjeçari largohet nga pankina kuqezi, pasi e drejtoi atë për thuajse dy vite.
Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e presidentit Duka.
“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci për Top Channel.
Trajneri nga Roma e udhëhoqi kombëtaren shqiptare për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime. Bilance të cilat kanë sjell herë pas here ofendime të tifozërisë ndaj trajnerit.
“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ish trajneri i kuqezinjve.
Pyetjes nëse kjo skuadër ka shanse për të bërë më mirë dhe a ishte ky vendim i duhur, Panuci i përgjigjet…
“E uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”.

Të tjera
-
Vdẹs edhe personi i dytë nga vetaksidenti në Ranillug
Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin D...
-
Bajrami: Qeveria Kurti kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve
Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri...
-
Trump: Nuk do të kishte pasur lụftë po të kisha qenë unë president
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, me anë të një postimi në platformën Truth...
-
“Uragan” – kështu e përshkruan avokatja e njohur ish-presidentin Thaçi
Avokatja e njohur kosovare, Fehmije Gashi Bytyqi, ka përshkruar ish-president...
-
BE zgjeron sanksionet ndaj rusëve – por Hungaria i largon disa nga lista
Bashkimi Evropian po zgjeron sanksionet ndaj afro 2400 individëve dhe subjekt...
-
Pamje të papublikuara nga vizita e Thaçit, si u kthye sigurimi i Hagës për t’i thënë disa fjalë mjekut që përqafoi ish-presidentin
Pamje të reja nga vizita e Thaçit, si u kthye sigurimi i Hagës për t’i thënë ...
-
5 euro një kilogram speca, eskalojnë marketet me rritjen e çmimeve
Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë ka shkaktuar një valë të madhe pakën...
-
Shpërthẹjnë protestat e ashpra në Bangladesh pasi një tetëvjeçare u përdhụnụa dhe vdịq
Një tetëvjeçare, e cila u përdhunua në Bangladesh, vdiq nga plagët e marra të...
-
Zyra e Prokurorit Publik Evropian po heton rastin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad
yra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka konfirmuar se një hetim për keqpër...
-
Dita e Verës, Elbasani në festë
Qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët e Elb...
-
Reçaku, Prekazi, vëllezërit Bytyqi: Historia e komandantit famëkeq që u shfaq në mbrojtje të Vuçiqit në Beograd
Pjesëtarë të njësitit famëkeq të ushtrisë serbe, “Beretat e Kuqe” janë parë t...
-
Cilat janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit të ạrmëpushimit?
Putin ka theksuar se për të mbeten një numër “pyetjesh” se si do të funksiono...