Sport

Panucci i hedh ‘benzinë zjarrit’: Zhegrovës ja pagova unë faturën e restorantit

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 27 March 2018

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci megjithëse është përgjigjur me diplomaci ai sërish lëshoi një ‘thumb’ ndaj përfaqësuesve të Federatës së Kosovës.

Në deklaratën për mediat pas humbjes ndaj Norvegjisë, tekniku italian është pyetur për akuzat që vijnë në drejtim të tij.

Gazetari: Në Kosovë u akuzojnë se po fusni hundët dhe kanë thënë se Panucci është më i vogël se historia e Kosovës.

-Advertisement-

“Nuk më takon mua t’i përgjigjem këtyre gjërave. Kemi qenë në të njëjtin restorant me përfaqësuesit e Kosovës, nuk e di nëse ata ia paguan faturën, unë po (qesh). Unë kam folur më parë me lojtarin (Zhegrovën). Nuk kam asgjë kundër Kosovës, respekt maksimal”, u përgigj me diplomaci Panucci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera