Panucci flet për kalimin e Grezdës te skuadra e Gerrardit

Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 28 August 2018
Eros Grezda është shumë pranë firmës me klubin e njohur skocez, Rangers. Sulmuesi i kombëtares kuq e zi sapo është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave dhe është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.
Mediet angleze raportojnë se ai do të kalojë në klubin e njohur të Skocisë, për një shifër që shkon deri në 2 milionë euro.
Për këtë lëvizje të bujshme që po përflitet në orët e fundit, në një prononcim për median britanike, “The Sun”, ka folur edhe tekniku i ekipit kombëtar Christian Panucci.
“Eros është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai është shumë i shpejtë dhe mund të bëjë gjëra të mëdha në fushë. Mendoj se është përmirësuar shumë që nga koha kur u transferua në Kroaci te Osijek”, ka thënë italiani.
Më tej Panucci ka folur edhe për cilësitë që Grezda disponon dhe që mund të bëjë shumë punë te skuadra e Stiven Gerrard.
“Nga sa informacione kam për të, më herët ka pasur interesime edhe nga klube në Itali e Turqi. Erosi është një lojtar me një nivel teknik shumë të mirë, por gjithashtu ai mund të shënojë edhe gola shumë të rëndësishëm, siç ai që i shënoi Turqisë për ne. Për më tepër është akoma i ri dhe mund të bëjë edhe më mirë. Ai është një lojtar kyç për ne, por edhe shumë i dashur”, është shprehur tekniku kuq e zi.
Grezda në këto dy vitet e fundit ka treguar se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Panuçit. Rikthimi i tij do të jetë një ndihmë shumë e madhe për skuadrën në prag të ndeshjeve për Uefa Nations League.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...