Lajme

Pantina: Kurti ka zgjedhur ta themelojë Asociacionin, krejt ç’ka thotë tjetër është me i hedh hi syve xhematit të vet

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 26 January 2023

Antarja e LDK-së, Shqipe Pantina, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës që në vitin 2013.

Pantina tutje thotë se në vitin 2015 është nënshkru një marrveshje mbi parimet mbi të cilat duhet të formohet asociacioni.

-Advertisement-

“Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës qysh në vitin 2013. Ndërsa në vitin 2015 është nënshkruar një Marrëveshje mbi parimet mbi të cilat duhet të formohet asociacioni. Disa prej këtyre parimeve bien ndesh me Kushtetutën ka vlerësuar Gjykata Kushtetuese prandaj kur të hartohet Statuti i saj duhet të kihet parasysh kjo” shkruan Pantina.

Tutje ajo potencon se Kurti kur ka ardhë në pushtet ka patur dy mundësi, ose me sjell në Kuvend kërkesën për anulimin e Marrëveshjes ose themelimin e saj.

Ajo thotë se i njëjti ka zgjedhur të dytën, pra ta themelojë Asociacionin dhe krejt tjetër çfarë thotë është me i hedh hi syve xhematit të vet.

“Kryeministri Kurti kur ka ardhur në pushtet i ka pas dy mundësi: ose me sjell në Kuvend kërkesën për anulimin e Marrëveshjes; ose themelimin e saj. Ka zgjedhur këtë të dytën, dhe tashmë edhe i ka dërguar përfaqësuesit e vet Nanad Rashiqin dhe Emilja Redxhepin në Grupin për hartimin e Statutit për Themelimin e Asociacionit ( Zajednicës). Krejt çka thotë tjetër është me i hedh hi syve xhematit të vet” shkruan Pantina .

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera