Lajme

Pantina flet për bisedën mes Visar Ymerit dhe Isa Mustafës, thotë se PDK duhet patjetër të shkojë në opozitë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 04 July 2017

Partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore tashmë kanë hyrë në fazën e negociatave për koalicionet e ardhshme qeverisëse.

Përderisa koalicioni PDK-AAK-Nisma është në vlugun e sigurimit të numrave për krijimin e Qeverisë me në krye Ramush Haradinajn, Lëvizja Vetëvendosje tenton të krijojë koalicion të mundshëm me LDK-në.

Kështu ka bërë të ditur Shqipe Pantina nga VV-ja, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu. Pantina ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike në mes të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës.

-Advertisement-

“LDK ka kërkuar që çfarëdo bisede për krijim të Qeverisë të bëhet pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Pantina.

Ajo ka theksuar se beson se, pasi që Visar Ymeri të kthehet nga udhëtimi jashtë vendit, do të nisin bisedat e drejtpërdrejta me koalicionin LDK-AKR-Alternativanë, duke theksuar se si Vetëvendosje nuk kanë vënë kushte strike për të biseduar.

“PDK duhet të shkojë në opozitë për shkak të keqqeverisjes dhe rritjes së korrupsionit e krimit të organizuar. Ashtu siç e ndëshkoi votuesi, besoj se ky vullnet i qytetarit duhet të realizohet”, u shpreh Pantina.

Pantina shtoi se Vetëvendosje është e vendosur sa i përket ndonjë koalicioni me PDK-në. “Jo me PAN, jo aty ku pjesë është edhe PDK-ja”, u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera