Lajme

Pantina: A nuk patët qare pa e shty vendimin për targat, por duhej të shkonte Bislimi në Bruksel pasi merr mëditje

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 16 November 2022

Mbrëmë është raportuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për shtyrjen e vendimit për targat për 10 muaj, raporton Gazeta Blic.

Kjo erdhi pas takimit të Bislimit me Petkoviq në Bruksel.

Po ashtu, thuhet se janë pajtuar që serbët të kthehen në institucione dhe Asociacioni të formohet brenda modelit franko-gjerman.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ka reaguar ish deputetja Shqipe Pantina.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e bënë këtë kur e kërkuan miqtë, derisa ka ironizuar duke thënë se Bislimi ka dashur të shkojë në Bruksel, pasi i dalin disa mëditje.

Postimi i saj i plotë:

A po a? Dmth nuk patet qare pa e shty afatin per targa, por jo kur e kerkuan miqte. Apo ka dasht Besniku me shku deri ne Bruksel pak, pse jo i dalin do mëditje.

Sic thot nje kenge e vjeter e qe i shkon menyres se vazhdimit te dialogut “e lame bore e gjetem dimer”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera