Panik dhe të qara në aeroplanin Prishtinë – Cyrih, digjet bateria e një telefoni celular (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 15 June 2017
Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediat zvicerane, transmeton Gazeta Express. Bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë Germania.
Aeroplani, menjëherë pasi është nisur drejt Cyrihut, është dashur të kthehet.
Aeroplani i “Germania Airline” të mërkurën është nisur me kohë për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi e nis fluturimin, piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.
Arsyeja, siç shkruan portal zviceran, blick.ch, ishte bateria e një telefoni.
Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.
“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pash tymin edhe vet”, i ka thënë Nuaj portalit të BLICK.

Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.
“Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”, shton më tej Nuaj.
Sipas portalit blick.ch, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.
E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.

Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, shkruan më tej ky medium zviceran.
Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryej fluturimin për në Cyrih.
Nuaj i ka thënë blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.
“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë. /GazetaExpress/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































