Kuzhina

Pandespanjë Me Portokall – Ëmbëlsira Plot Aromë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 11 March 2021

Nëse dashuroni ëmbëlsirat me aroma të forta, sidomos ato të përgatitura me agrume, kjo është perfektja për ju. Zakonisht përdoret lëkura e limonit apo portokallit, por receta që AgroWeb.org ju sugjeron është pak më speciale. Duke përdorur edhe tulin e këtij fruri, i jepni ëmbëlsirës një shije akoma edhe më të fortë të agrumit.

Gjithashtu as nuk do të lodheni për ta përgatitur pasi hapat janë shumë të thjeshtë e të shpejtë.Brumi do të jetë i butë dhe shtëpia do t’ju mbushet me një parfum që do të ndjelli shqisat e shijes. Dhe arma sekrete është shtresa e marmelatës së portokallit që mbulon sipërfaqen e pandespanjës suaj duke e kthyer në një ëmbëlsirë unike.

Përbërësit për një tavë rreth 26cm

-Advertisement-

400g portokaj

300g miell

150g sheqer

120ml qumësht

100g vaj ulliri

3 vezë

16g fryrës për ëmbëlsira

3-4 lugë gjelle marmelatë portokalli

Përgatitija

Në fillim AgroWeb.org ju këshillon që të prisni portokallet bashkë me lëkurë në copa të vogla.

Sigurohuni që portokallet të jenë organike e të pa trajtuara (pa spërkatje) pasi do të duhet të përfshini edhe lëkurën e tyre.

Kalojini portokallet në mikser dhe punojini derisa të krijoni një lëng të trashë.

Lëngun kalojeni në një tas dhe po aty shtoni vezët dhe sheqerin për ta përzierë me rrahësin elektrik.

Kur të shihni që masa të jetë kremoze dhe e njëtrajtshme, AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni ngadalë miellin duke e situr.

Gjithashtu shtoni vajin dhe fryrësin e ëmbëlsirave, nëse nuk ju gjendet mund të përdorni një majë luge sodë buke.

Nëse brumi është i trashë mos u shqetësoni, shtoni edhe qumështin dhe punojeni përsëri.

Masa duhet të jetë pak më e trashë se brumi i krepave për të patur një rezultat fantastik.

Nëse e shihni që brumi është i ujshëm, mund të shtoni 1 lugë gjelle me miell, dhe në rast se brumi është i fortë shtoni edhe pak qumësht.

Kur të keni arritur dëndësinë e duhur, lyeni një tavë me pak vaj dhe spërkateni me miell, më pas shtroni një letër pjekjeje.

Kaloni aty brumin dhe përhapeni mirë që të krijoni një shtresë të njëjtrajtshme.

Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi ndikon direkt tek pjekja e barabartë e ëmbëlsirës suaj.

Futeni ëmbëlsirën për ta pjekur në furrë të ngrohur në 180 gradë për 40-50 minuta.

Pasi të jetë pjekur ëmbëlsira largojeni nga tava dhe lëreni të ftohet më pas mund ta lyeni me marmelatën e portokallit.

Nëse keni vetëm reçel me feta, kalojeni ato në mikser dhe mund të përdorni njësoj si marmelata.

Shtresa e saj do të mpikset duke krijuar ndjesinë krokante të karamelit por me shije dhe freskinë unike të portokallit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera