Pandemia, kompanitë amerikane shkurtojnë 20.2 milion vende pune
Autori: Gazeta inFokus
07:48 | 07 Maj 2020
Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po shënon një rënie të shpejtë në këtë periudhë pandemie, ndërsa një raport i fundit tregon se kompanitë shkurtuan 20,2 milion vende pune nga pagat e muajit prill.
Instituti i Kërkimeve ADP tha të mërkurën se humbja e vendeve të punës në muajin prill ishte më e rënda në 18 vitet që instituti studion ekonominë, dhe se ishte sa dyfishi i muajit shkurt i vitit 2009, gjatë recesionit të madh. ADP tha se kompanitë e vogla dhe të mesme shkurtuan miliona vende pune.
Por humbjet e vendeve të punës për muajin prill ka të ngjarë të ishin më të mëdha, pasi përllogaritjet e institutit përfundojnë me 12 prill, duke ruajtur të njëjtin ritëm me statistikat e publikuara nga Departamenti i Punës së Shteteve të Bashkuara. 30.3 milionë amerikanë kanë aplikuar për asistencë sociale qëkur vendi u godit nga pandemia, duke detyruar mbylljen e ekonomisë e cila sapo ka filluar të hapet.
Miliona amerikanë të tjerë të pushuar nga puna kanë bërë aplikime për programin e pagës për të papunët gjatë gjashtë javëve. Ky numër varion në të 50 shtetet amerikane, por zakonisht arrin në më pak se gjysma e asaj që paguhen normalisht punonjësit.Qeveria amerikane po i paguan të papunët 600 dollarë në javë më shumë gjatë katër muajve të ardhëshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 71 mijë të vdekur, numri më i madh në të gjithë botën dhe rreth 1,2 milion raste të konfirmuara, duke u rënditur e treta në botë. Ekonomia amerikane ra 4.8 përqind në periudhën janar-mars. Por efektet e pandemisë filluan të regjistrohen vetëm në gjysmën e dytë të marsit.
Shpenzimet e familjeve amerikane ranë 7.6 përqind në tremujorin e parë dhe investimet në biznese ranë 8.6 përqind, shifra që të lënë për të dëshiruar. Të enjten publikohen shifrat e reja të panunësisë ndërsa qeveria do të zbulojë të premten gjendjen e përgjithshme të ekonomisë për muajin prill. Disa ekonomistë po parashikojnë se raporti do të tregojë një rënie prej 15-20 përqind të prodhimit të brendshëm nga marsi dhe ndoshta shumë më tepër.
Drejtuesi i Rezervës Federale, Jerome Powell, ka paralajmëruar se të dhënat ekonomike të tremujorit të dytë, nga prilli në qershor, do të tregojnë një pamje rrënuese.
Presidenti Donald Trump po kërkon rihapjen sa më parë të bizneseve, ndërsa e pranon se numri i vdekjeve gjithashtu do të rritet ndërsa njerëzit do të kenë kontakte fizike më të mëdha në punë. Disa hulumtues për virusin po parashikojnë se numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara mund të shkojë në 134 mijë deri në muajin gusht.
Presidenti Trump u shpreh të martën, “Njerëzit e vendit tonë janë luftëtarë. A do të preken rëndë disa njerëz? Po. Por ne duhet të hapin ekonominë e vendit tonë”. Presidenti e pranoi se do të ketë më shumë vdekje./ VOA

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























