Lajme

Pandemia ia zvogëlon buxhetin Institutit për Mjekësi Ligjore, Gërxhaliu: Nuk e di si do t’ia dalim

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 22 November 2020

Pandemia ka vështirësuar punën edhe për Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, pasi për shkak të rënies ekonomike në Kosovë, këtij instituti i është zvogëluar buxheti.

Këtë e tha drejtori i këtij institutit, Arsim Gërxhaliu, i cili tha se planifikojnë të kërkojnë ndihmë nga Zyra e Kryeministrit.

“Neve buxheti na është zvogëluar për shkak të gjendjes ekonomike në Kosovë dhe pandemisë do të thotë, thjeshtë nuk e di sesi do t’ia dalim, aq më tepër në qoftëse marrim parasysh vlugun e punëve nuk e di sesi do t’ia dalim edhe pse pas kësaj duhet kërkuar një ndihmë ndoshta edhe nga Zyra e Kryeministrit sepse disa gjera leje që janë planifikuar për një periudhë kohore po edhe kjo ndalesë e buxhetit”, ka thënë Gërxhaliu.

-Advertisement-

“Së pari duhet të presim ta shikojmë se a do të mundet të shkojë ekipi I ynë me vazhdu punën në Serbi, e lëre më gjërat të cilat veç duhet m’i para pa mos të flasim për rroba e vesh-mbathje e punë të terrenit edhe pse ekspertët mjeko-ligjorë shkojnë me rroba të tyre personale”, tha ai për EO.

Ditë më parë në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Poashtu, Gërxhaliu tregoi se punët vetëm sa do të shtohen pasi janë duke pritur për lëshimin e urdhëresës së prokurorisë për fillimin e gërmimeve në një lokacion në Kosovë.

“Ne jemi në pritje edhe për një lokacion do të thotë edhe në Serbi edhe në Kosovë së shpejti do të fillojmë do të shohim do të thotë rrjedhën, presim urdhëresën prej prokurorisë dhe të fillojmë edhe në një lokacion në Kosovë që dyshojmë se mund të ketë diçka”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera