Lajme

Pandemia i lë gratë pa biznese të tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 14 October 2020

Ritimi i ngadalshëm i zbatimit të ligjit dhe rritja e numtit të rasteve të dhunës në familje, janë sfida të kahmotshme me të cilat janë përballur gratë në Kosovë. Por, me pandeminë COVID-19, ato kanë edhe një sfidë tjetër, ato të papunësisë, pasi që shumë prej tyre thuhet së u janë mbyllur bizneset.

Kështu u tha në takimin konsultativ me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se ky vit shënon 20-vjetorin e rezolutës 13/25, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Ne duhet të identifikojmë sfidat e reja që na kanë mbetur në këtë luftë. Ne sjellim dy sfida kryesore, ritmin e ngadalshëm të zbatimit të ligjit dhe rritjen e numrit të rasteve të dhunës. Përpos adresimit të dhunës ndaj grave duhet të reflektojnë edhe në fuqizim ekonomik. Gratë nuk janë të përfaqësuara në sferën publike, dhe sfidë është përhapja e pandemisë Covid-19. Shumë gra kanë mbetur pa punë dhe i kanë mbyllur bizneset e tyre. Ne dëshirojmë që gratë të jenë në tryezat e negociatave dhe paqes”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se ka avancimi në agjendën për barazi gjinore, megjithatë pohoi se gjendja në terren e grave në përgjithësi nuk është e mirë.
“Besoj që si shoqëri kemi avancuar mjaft në promovimin dhe nivelizimin për barazi gjinore. Gjendja në terren nuk e reflekton këtë vetëdijesim shoqëror që kemi sepse paraqitjet e anktheve dhe dhunës së grave tregon që ka ende shumë punë për t’u bërë. Jemi afër arritjes së objektivit. Mundem t’ju garantoj qe gjatë qeverisjes sonë do të keni mbështetjen e plotë që të promovojmë agjendën për barazi gjinore”, theksoi Hoti.
Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny ka përmendur rastet e viktimave të dhunës, për çka tha se të njëjtat ndjehen më të turpëruara se vet ata qe ushtrojnë dhunë.
“Fuqizimi ekonomik nënkupton shansin për t’u larguar kur nuk jeni duke u trajtuar si qenie njerëzore”, tha ajo.
Kryetarja e Komisionit për Barazi Gjinore, Teuta Haxhiu theksoi se mbështetja e grave sipërmarrëse duhet të jetë prioritet i qeverisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera