Lajme

Pandemia e dëmtoi edhe arsimin, mësimi plotësues do të vazhdojë nga 3 maji deri në fund të vitit shkollor

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 23 April 2021

Mësimi plotësues do të fillojë më 3 maj dhe do të zgjasë deri në fund të vitit shkollor.

Krahas përpjekjeve për mbajtjen e mësimit gjatë pandemisë, pengesa të shumta janë shkaktuar në këtë proces.
E për të kompensuar humbjet e shkaktuara në arsim, në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet kanë filluar përgatitjet për orë plotësuese.

Kjo për shkak të një vendimi që ka marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të mbajtur mësim plotësues.

-Advertisement-

Sipas mësimdhënëses Vlora Kozhanit, ata janë duke përgatitur listën e nxënësve të cilët do të mbajnë orë plotësuese të cilën do ta dorëzojnë më së largu më 25 prill.

E me gjasë ky numër do të jetë më i lartë se zakonisht.

Sfidë për realizimin e këtij mësimi plotësues duket të jetë koha dhe hapësira, veçanërisht nëpër shkolla me numër më të lartë të nxënësve.

Sipas Rinor Qehajës nga Instituti Edguard, orët plotësuese janë një mundësi e mirë për të kompensuar mësimin e humbur.

Mësimi plotësues sipas njoftimit të ministrisë, do të fillojë më 3 maj dhe do të vazhdojë deri në përfundim të vitit shkollor.

Këto orë plotësuese do të implementohen për nivelin e arsimit parauniversitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera