Lajme

Pandemia dhe skandali i mbi dy milionë eurove

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 30 December 2020

Pandemia COVID-19, efektet e saj në ekonominë e Kosovës si dhe skandali për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, janë vetëm disa nga çështjet që karakterizuan aspektin ekonomik në vitin 2020.

Përballë një katastrofe eventuale shëndetësore, Qeveria e Kosovës ashtu edhe si vendet tjera, filloi zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat e rrepta të kontrollit të cilët u morën menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para më 13 mars, lëkundën themelet e ekonomisë së Kosovës.

-Advertisement-

Pamundësia e bizneseve për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien e konsumit.

Qeveria e Kosovës për të zbutur këto dëme, doli në ndihmë me një Pako emergjente fiskale që kishte vlerën e jo më shumë se 180 milionë euro.

Pandemia COVID-19 ndryshoi gjithçka në projeksionet e Qeverisë së Kosovës, në aspektin ekonomik. Rritja ekonomike e parashikuar të ishte 4.2 për qind në vitin 2020, nuk do të ndodhë.

Projeksionit e Bankës Qendroret të Kosovës janë se ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie -7.2 për qind.

Skandali i mbi dy milionë euro

Vjedhja e mbi dy milionë euro nga Thesari i shtetit ishte një skandal që tronditi ekonominë në këtë vit.

Kjo vjedhje, e cila u bë nga një punonjës i Thesarit të Kosovës dhe mjetet i dërgoi në një llogari bankare të një kompanie private, vuri në dyshim sigurinë e mjeteve të buxhetit të shtetit.

“Jam i pafajshëm”, thotë punëtori i Thesarit

Transferi i 2 milionë eurove “ishte sulm kibernetik”

Lidhur me këtë, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda dhe njëri nga pronarët e kompanisë LDA Group –kompani në të cilën u transferuan paratë – me inicialet K.Sh, u paraburgosën dhe ende po vazhdojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre.

Pas transferim të paautorizuar të mbi dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, komisioni disiplinor ka suspenduar dy zyrtarë të Thesarit në linjë vertikale të hierarkisë: zyrtarin/menaxherin e tavolinës ndihmëse dhe udhëheqësin e divizionit të menaxhimit të sistemit informativ të menaxhimit të financave.

Përveç këtij suspendimi, institucionet kompetente shtuan edhe masat e sigurisë në procedurat që bëhen gjatë transferit të mjeteve financiare nga Thesari i Kosovës.

Por, këto veprime nuk u konsideruan të mjaftueshme dhe ky u konsiderua si një skandal i harruar.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se ky rast po heshtet, dhe nuk po hetohet krimi financiar që ka ndodhur.

“Kjo heshtje dhe tentativa për të anashkaluar këtë problem, lë hapësirë që raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe do të ketë edhe në të ardhmen”, ka thënë Gërxhaliu.

Inatet politike në dëm të ekonomisë

Viti 2020 do të mbahet mend për inatet politike mes partive në pushtet dhe opozitë që u shfaqën në

Për t’u rikuperuar ekonomia nga efektet negative nga COVID-19, u kërkua që të miratoheshin ligje. Por, një projektligj i projektuar në atë mënyrë që do të rimëkëmbte ekonominë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk arrinte të merrte votën në kuvend, për pesë muaj rresht.

Miratimi i këtij ligji u mundësua vetëm kur Partia Demokratike e Kosovës, parti në opozitë, e votoi atë pasi që në projektligj u futën disa rekomandime të kësaj partie.

Nga ky ligj parasheh ndihmë për bizneset dhe qytetarët në vlerë prej rreth 600 milionë eurove.

Miratimi i këtij ligji iu mundësoi qytetarëve të Kosovës që të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, apo siç njihet ndryshe, Trusti.

Sipas të dhënave të deritashme, mbi 200 milionë euro është vlera që mund ta tërheqin qytetarët nga Trusti.

Shpresa te marrëveshja e Uashingtonit

Derisa pandemia me COVID-19 po dobësonte ekonominë e Kosovës, më 4 shtator në Uashington u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila në fokus kishte projektet të mëdha ekonomike.

Kjo u konsideruar, nga përfaqësuesit e shtetit, si një shpresë edhe për ekonominë e vendit.

Projektet e mëdha, të cilat disa po përgatiteshin të ndodhnin e disa ishin në punim e sipër, u vlerësuan se do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Si do të financohen projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Serbinë?

Autostrada e Paqes “Prishtinë – Merdar”, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet të cilat kanë dal nga kjo marrëveshje. Vlera e këtyre projekteve ka një kosto prej afër 400 milionë euro.

Si të tilla, këto projekte konsiderohen se do të krijojnë një infrastrukturë strategjike, e cila më pas do të tërheqë një numër të madh të kompanive ndërkombëtare, ku edhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës rritet.

Për të dy nga këto projekte po vazhdojnë punimet.

Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator.

Një çështje tjetër që e karakterizoi ekonominë në Kosovës në vitin 2020 ishte edhe nisma e mini-Shengenit ballkanik, i cili për vite ishte kundërshtuar fuqishëm nga Kosova, por që u bë pjesë e saj në vitin 2020.

Kjo u mundësua pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Mini-Shengeni për eliminimin e barrierave të CEFTA-s

I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, u theksua nga ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve se do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojë ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre në mënyrë të papenguar në tërë zonën.

Megjithatë, sektori i pazhvilluar i prodhimtarisë, u potencua se po e vë Kosovën në disavantazh, kur po nënshkruhen marrëveshjen të tilla.

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Brenda një viti (2019), sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro.

Dështimi i projektit Termocentrali “Kosova e Re”

Viti 2020 do të mbahet mend për dështimin e një projekti të nisur më shumë se një dekadë më parë, por që asnjëherë nuk u finalizua. Ky është projekti i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Termocentrali “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro, ishte paraparë të fillohet të ndërtohej në këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023.

Contour Global tërhiqet nga Kosova e Re

Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

Por, në mars të këtij viti, kompania amerikane ContourGlobal, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, u tërhoq nga projekti.

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) filloi të operojë si i pavarur dhe doli përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe u përfshi në një bllok me Shqipërinë.

Kosova fillon operimin e pavarur në sistemin energjetik

Kjo mundësoi të futet komercialisht në funksion linjën interkonektive 400 kilovat Kosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri”, pas katër vjetësh nga përfundimi i ndërtimit të saj.

Menjëherë pas fillimi të operimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike, që Kosova kishte importuar nga ky shtet.

Po ashtu, pas pavarësimit të sistemit energjetik, operatorët komercialë të energjisë nuk mund të tregtojnë energji elektrike në kufirin energjetik të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Arsyeja që KOSTT-i ka dhënë për këtë është se operatori serb EMS (Rrjeti Elektro-energjetik i Serbisë) ende nuk ka bërë marrëveshje me KOSTT-in për tregtim të kapaciteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera