Pandeli Majko-Albin Kurtit: Bashkimi kombëtar ide e shekullit të kaluar, drejtoje shtetin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 19 February 2021
Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës.
Në një intervistë në Euronews Albania , ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar.
“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë.
Pandeli Majko i bëri thirrje Albin Kurtit që duhet të fokusohet tek forcimi i shtetit të Kosovës dhe të mos nxisë hapjen e diskutimeve të tilla pasi do të ndikojë negativisht për njohjet e reja ndërkombëtare.
“Një kryeministër nuk mund të aludojë për statuse të ndryshme për shtetin që ai do të drejtojë sepse Kosova është duke u njohur nga shtete të tjera. Nëse ata do të mendojnë se Kosova është duke bërë një jetë të dyfishtë kjo do nxiste shtetet e tjera, të ishin më të rezervuara për njohjen e Kosovës. Histori të tilla duhen mbyllur, ‘Vetëvendosja’ dhe lideri i saj duhet të mendojnë vetëm për një prioritet dhe ky është për drejtimin e shtetit të Kosovës”, ka shtuar z. Majko.
Të tjera
-
Simmons sërish kundër BE-së, e pyet Lajçakun për interesat e popullit të Kosovës
Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons...
-
Zëdhënësi i PDK-së| Kurti iu ka mashtruar që 20 vjet për Bashkimin Kombëtar
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, gjatë vizitës në Lezhë ka folur edhe një herë ...
-
Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina në maj
Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaks...
-
Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi 48 mijë euro
Në vazhdën e operacionit “Subvencioni 2021”, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka...
-
Votat e diasporës: Garë e ashpër për vendin e dytë mes LDK, AAK dhe PDK
Lëvizja Vetëvendosje ka dërrmuar deri më tash partitë tjera politikë sa u për...
-
Schutz reagon lidhur me vizitën së Lajçakut në Kosovë
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Zyrës së Jashtme Gjermane, Susanne Sch...
-
Sulmohet anëtari i VV-së
Gjatë mbrëmjes së të hënë, është sulmuar klinika e ish deputetit të VV-së, Fi...
-
Vetëvendosje po ‘fundos’ partitë e tjera me votat e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numrin e votave të diasporës, sh...
-
Vdes punëtori i Telekomit
Sindikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur pun...
-
Bashkëfshatarët e Isa Mustafës kërkojnë autobus
Bashkëfshatarët e Isa Mustafës kanë protestuar të martën para Komunës së Pris...
-
Haradinaj ia bënë të qartë Lajçakut: Dialog i cili si epilog ka njohjen në kufijtë ekzistues
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka...
-
Numri i të infektuarve në rritje/ S’parashihen masa shtesë ndaj COVID-19 në Kosovë
Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus, shumë shtete po...