Ekonomi

Panairi i Punës ofron 2500 vende të punës

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 19 May 2017
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është hapur Panairi i Punës.

Edicioni i dytë i organizuar nga GIZ-i gjerman në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e po ashtu Odën Ekonomike Gjermano Kosovare ofron 2 mijë e 500 vende të lira pune nga 103 kompani pjesëmarrëse, 30 nga të cilat janë nga Gjermania.

Një nga organizatorët, Edmond Gashi ka thënë për Klan Kosova se në Panair mund të paraqitet secili që është i interesuar për punë, pavarësisht a është student, di gjuhë të huaja, apo ka ndonjë vend tjetër të punës.

-Advertisement-

E tëra që duhet të bëjnë sipas Gashit është paraqitja e një CV-je.

Edhe çështja e pajisjes me dokumentacion sic tha Gashi nuk do të paraqes problem pasi kompanitë gjermane që do të arrijnë të lidhin kontratë me kosovarë do të ofrojnë zgjidhje për këtë punë.

Kompanitë pjesëmarrëse po ofrojnë nga punët fizike e deri te profilet e larta si inxhinier e profesione të ndryshme. Panairi do të jetë i hapur deri në orën 19:00.

Motoja e këtij panairi është “Ejani, takoni punëdhënësin tuaj potencial”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera