Lajme

Panairi i librit për fëmijë në Prishtinë, edhe sot regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 06 October 2023

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se regjistrimi i fëmijëve në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” vazhdon të jetë edhe sot falas.

Ajo ka ftuar prindërit dhe fëmijët të vizitojnë panairin e librave për fëmijë në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.

“Shumë interesim për libra nga fëmijët që sillnin prindërit e tyre tek shtandet. Besiana dhe unë ndaluam për lexim por që aktiviteti u shndërrua në një bashkëbisedim shumë të gjallë. Kënaqësi të shohësh se gjeneratat e reja prapë se prapë po e duan ndjenjën e të lexuarit të një libri fizik, përkundër ekspozimit me teknologji”, tha ajo.

-Advertisement-

Sahatçiu shtoi se ky është edicioni i parë i panairit të librit i organizuar nga ETEA, biblioteka “Hivzi Sylejmani” dhe Dukagjini Bookstore i cili është mbështetur dhe financuar nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera