Kulturë

Panairi i Librit në Frankfurt të organizohet pa publik, shkak pandemia

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 13 October 2020

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në Gjermani, organizatorët e Panairit të Librit të Frankfurtit vendosën që edicioni i sivjetmë të mbahet pa publik.

“Konceptet e shëndetit dhe higjienës për përdorimin e sallës së panairit të Frankfurtit u rikontrolluan disa ditë më parë nga autoritetet lokale dhe e morën miratimin, megjithatë kemi vendosur të minimizojmë rreziqet dhe të mos e hapim sallën për publikun, nga shqetësimi për shëndetin e të ftuarve tanë”, tha drejtori i panairit, Juergen Boos.

Vendimi do të ndikojë në ceremoninë e hapjes, të martën në mbrëmje, ku ishin ftuar 250 persona. Tani, ajo do të zhvillohet online, shkruan DPA.

-Advertisement-

Panairi do të zgjas deri të dielën dhe të gjitha ngjarjet që janë planifikuar do të zhvillohen në mënyrë elektronike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera