Lajme

PAN-i shpërfill porositë e QUINT-it

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 14 August 2017

Bojkotimi i seancës konstitutive nga ana e deputetëve të koalicionit PAN ka bërë që shtetet e QUINT-it të reagojnë, duke iu bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe t’i hapin rrugë funksionalizimit të institucioneve.

Pesë shtetet e Quintit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen politike dhe ekonomike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it, të bërë publike të dielën nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera