Lajme

PAN: Seanca të mbahet më 17 ose 18 gusht

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 09 August 2017

Kryesuesi i takimit konsultativ i partive politike, Adem Mikullovci, ka kërkuar nga koalicioni PAN që të caktoj datën kur do të bahet vazhdimi i seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në emër të kolaicionit PAN ka propozuar që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim konsultativ ndërsa të enjten ose të premtën të thirret seanca, shkruan Infokusi.com

“Ne jemi të mendimit që të mërkurën të kemi edhe një pjesë të konsultativ  kështu që të enjtën ose të premten e javën se ardhshme ta caktojmë seancën” ka thënë Lekaj

-Advertisement-

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor ndërsa seanca e parë konstituive ishte paraparë të mbahej më 3 gusht në orë 10:00, ashtu si edhe filloj por pas kërkesës së PAN për 2 orë pauzë seanca ishte shtyrë për 4 gusht, shkruan Infokusi.com

Më 4 gusht ishte vendosur që sot më 9 gusht të mbahet një takim konsultativ i partive politike për caktimin e datën për seancën konsultative./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera