Lajme

PAN-i nuk i ka numrat

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 July 2017

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma , në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit nuk ka arritur të siguroj mjaftueshëm ulëse në Kuvend për ta formuar Qeverinë.

Ky koalicion ka vetëm 39 deputetë ndërkohë që për formimin e Qeverisë nevojiten 61 deputetë, shkruan arbresh.info

Anëtarë të partive nga ky koalicion që nga përfundimi i zgjedhjeve kanë thënë se Qeverinë do ta formon  Ramush Haradinaj dhe se deri me tani kanë arritur t’i sigurojnë numrat nga Lista Serbe, pakicat dhe nga disa deputetë të partive tjera por asnjëherë nuk kanë treguar se kush janë ata deputetë.

-Advertisement-

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi i pyetur nga Arbresh.info se pse PAN-i po i fshehë deputetët nëse ka arritur t’i siguroj ata edhe nga partitë tjera dhe pse nuk po tregon se cilët janë ata deputetë, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve ata do të ulen të bisedojnë së pari me partitë politike e më pas edhe me deputetët.

“Koalicioni do t’i bëjë takimet me të gjitha partitë politike pastaj do të jetë komunikimi bilateral në mënyrë që të sigurohen votat për formimin e qeverisë. Rregull është që me përfundimin e rezultateve zyrtare pas certifikimit të bëhet komunikimi me partitë politike pastaj me deputet dhe kjo do të jetë në vazhdimësi. Në ditët që vijnë ne do të komunikojmë me partitë politike dhe me deputetët e  parlamentit të cilët janë sovran sa i përket votës të qytetarëve që e kanë marrë”, tha Isufi./arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera