Lajme

PAN-i: Kryeparlamentari dhe Qeveria votohen të njëjtën ditë

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 31 July 2017

Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon që të njëjtën ditë të nxjerrë në votim kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të nominuarin për kryeministër.

Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, kandidati i vetëm për kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli, ndërkaq Ramush Haradinaj është i mandatuar për postin e kryeministrit.

As Veseli e as Haradinaj nuk do ta kenë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ë Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerët e koalicionit.

-Advertisement-

Për zgjedhjen e tyre nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për vazhdimin e procedurës për formimin e Qeverisë.
Koalicioni PAN nuk ka treguar në sa vota llogarit t’i ketë jashtë koalicionit dhe komuniteteve pakicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera