Lajme

PAN-i e LVV-ja: Nuk ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 22 June 2017

Deputeti i AAK-së (nga koalicioni PAN) Pal Lekaj ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë treguar se kush është fitues e kush është humbës.

“Këto zgjedhje kanë nxjerrë fituesin dhe fituesi në konsultim me të gjithë faktorët relevantë do ta krijojë Qeverinë, e cila do t’u japë zgjidhje të drejtë të gjitha çështjeve të cilat kanë ngecur. Ne do të jemi bashkë sepse si tërësi mund të bëjmë shumë për vendin, të ndarë e të përçarë asnjëherë”, ka deklaruar ai për “Zeri.info”.

Lekaj më tej ka thënë se nuk do të ketë nevojë për qeveri teknike, pasi Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

-Advertisement-

Kurse edhe deputetja e “Vetëvendosjes” Shqipe Pantina, ka vlerësuar se Kosova aktualisht nuk ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse, pasi zgjedhjet kanë treguar se qytetarët duan ndryshimin, shkruan “Zeri.info”.

“Zgjedhjet e 11 qershorit kanë treguar se qytetarët duan ndryshim në këtë vend në mënyrën e qeverisjes së tij. Unë nuk e shoh nevojën për qeverisje gjithëpërfshirëse, ky vend ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Çështjet si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi e kanë marrë përgjigjen qysh në legjislacionin e kaluar”, ka deklaruar ajo.

Sipas Pantinës, qeveria e re duhet ta negociojë një marrëveshje të re me Malin e Zi, të punojë në integrimin më të mirë të serbëve lokalë në shoqëri dhe në institucionet e Kosovës, si dhe ta largojë përfundimisht ndikimin destruktiv të Beogradit./Zeri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera