Lajme

PAMJET/ Shembet hoteli në Gjermani, shkon në 2 numri i viktimave, ende ka persona të bllokuar nën rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 07 August 2024

Thellohet bilanci i viktimave pas shembjes së hotelit në rajonin Mosel në Gjermaninë perëndimore.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Në kohën e shembjes, brenda në ndërtesë kishte 14 persona, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për CNN të mërkurën.

-Advertisement-

Një burrë dhe një grua kanë vdekur dhe tre persona janë bllokuar, tha Policia e Trierit në një konferencë shtypi të mërkurën. Njëri prej trupave nuk ishte gjetur ende.

Personat e bllokuar kanë mundur të kontaktojnë policinë me telefon, në mënyrë që autoritetet të dinë se ku ndodhen në ndërtesë dhe në çfarë gjendje ndodhen.

Rreth 250 zjarrfikës, policë dhe punonjës të ndihmës teknike, duke përfshirë forcat speciale, ekipet e qenve të shpëtimit dhe njësitë e dronëve, janë në vend, ndërsa operacioni i shpëtimit është i vështirë.

Policia tha se ende nuk dihet shkaku i shembjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera