Lajme

Pamjet se si anija amerikane u përplas me anijen filipinase (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 17 June 2017

Marina amerikane thotë se shtatë anëtarë ekuipazhi janë zhdukur pas përplasjes së një destrojeri amerikan me një anije mallrash pranë brigjeve të Japonisë.

Një anije mallrash filipinase u përplas me destrojerin “USS Fitzgerald” të shtunën herët në mëngjes, rreth 100 kilometra larg portit japonez Yokosuka.
Sipas njoftimeve fillestare, destrojeri ka pësuar dëme të mëdha, por asnjë nga anijet nuk ka rrezik të mbytet.

Roja Bregdetare Japoneze po udhëheq kërkimet për shtatë personat e humbur.

-Advertisement-

 Zyrtarët e Marinës amerikanë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e përplasjes.

Anija me te kuqe eshte anija tregtare filipinase.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera