Pamjet satelitore nga rradha kilometrike në Rusi që presin të kalojnë kufirin me Gjeorgjinë

Autori: Gazeta inFokus
08:00 | 27 September 2022
Imazhet satelitore nga e diela të siguruara nga Maxar Technologies tregojnë rradhë të gjata trafiku në anën ruse të kufirit me Gjeorgjinë.
Maxar thotë se imazhi më verior tregon trafikun në radhë rreth 16 kilometra në veri të pikës kufitare dhe shton se “bllokimi i trafikut ka të ngjarë të vazhdojë më tej deri në veri”.
CNN raportoi më herët të hënën, se imazhet dhe videot e mediave sociale nga kalimi kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë tregojnë linja të gjata trafiku të palëvizshëm përmes një kalimi malor.
Pamjet e kapura me dron të hënën tregojnë qindra automjete në anën e kufirit rus, me dëshmitarët që thonë se njerëzit presin deri në 48 orë për të kaluar në Gjeorgji.
Disa video tregojnë forca shtesë ruse të sigurisë që mbërrijnë në kufi me makina të blinduara.
Radhët janë krijuar në vendkalimin Verkhnii Lars nga Osetia e Veriut në Gjeorgji dhe në pika të tjera kufitare.
Videot tregojnë familje dhe shumë burra të vetëm, mes atyre që presin të kalojnë kufirin. Por ka dhe qindra njerëz që i afrohen kufirit në këmbë, duke tërhequr valixhet.
Mes fluksit të papritur, “ne kemi qenë duke diskutuar me qeverinë të vendosë viza dhe/ose të mbyllë kufijtë,” i tha CNN një politikane e opozitës në Gjeorgji, Nona Mamulashvili.
Për momentin, kufiri duket se është ende i hapur.

Të tjera
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...