Rozë

Pamjet që s’duhen humbur, Rita Ora dhe nëna e saj kërcejnë nën ritmet e këngës shqiptare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 15 January 2020

Mamaja e këngëtares së famshme, Rita Ora, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video teksa kërcejnë nën ritmin e një kënge shqiptare.

Vera dhe Rita po kërcejnë nën ritmet e këngës së Dhurata Dorës, e cila titullohet “Zemër”. Kënga është në bashkëpunim me Soolking dhe numëron plot 368 milionë klikime në kanalin “YouTube”.

Me këtë kërcim, nëna e këngëtares shqiptare ka zbuluar se po feston ditëlindjen. E para që e ka uruar ka qenë pikërisht Dhurata Dora, e cila i ka komentuar “gëzuar ditëlindjen”. Nga ana tjetër, Vera i është përgjigjur duke i thënë se “i pëlqen të kërcej me këngët e saj”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera