Lajme

Pamjet e shpërthimit të zjarrit në Londër (Video/Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 10 July 2017

Londra është përfshirë sërish nga flakët mesnatën e së dielës, pasi një zjarr ka shpërthyer në zonën e quajtur “Camden Market”.

Retë gjigante të tymit mund të shiheshin në të gjithë qytetin. Më shumë se 70 zjarrfikës, janë gjendur menjëherë atje për të normalizuar gjendjen.

Ende nuk është bërë e ditur se cilët kanë qenë shkaktarët e zjarrit, dhe sa është numri i të plagosurve, shkruan Daliymail, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Megjithatë dëshmitarët besojnë se zjarri ka filluar nga një restorant indian. Në një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar flakët, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin me ujë të normalizonin gjendjen. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera