Rajoni dhe Bota

Pamjet e rënda/ Shpërthimi i fuqishëm te ura e Nesherakut! I mbuluar nga gjaku, një i plagosur rëndë në makinën e shkatërruar

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 15 September 2020

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar te ura e Nesherakut në kryeqytet.

Paraprakisht mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli, tek ura e stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Akoma nuk është e konfirmuar por mendohet se ngjarja është një atentat dhe dyshohet për një viktimë.

-Advertisement-

Top Channel mëson se nga shpërthimi ka dhe persona të tjerë të lënduar, si dhe janë dëmtuar dhe mjete të tjerë që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera