Lajme

Pamjet e para zbulojnë “katastrofën” që ka shkaktuar zjarri mbi ndërtesën shumëkatëshe në Londër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 15 June 2017

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë dyshemenë e përmbytur të ndërtesës shumëkatëshe “Grenfell Tower” në Londër, me zjarrfikës të rrethuar nga rrënojat e shkaktuara nga zjarri që përfshiu këtë ndërtesë gjatë orëve të para të ditës së mërkurë.

Këto pamje të para brenda ndërtesës, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregojnë përmbytjet dhe një pjesë nga tmerri me të cilin janë ballafaquar banorët pasi ata u përballën me rrezikun për vdekje.

Ndër tjerash, të shkelurat mund të dëgjohen ndërsa kameramani depërton nëpër ujë në katin përdhes dhe shihet një “lumë” që shkon poshtë shkallëve.

-Advertisement-

Autoritetet britanike kanë njoftuar se deri më tani ka arritur në 17 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katshe.

Gjithashtu, përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime.

Veç këtyre, ekipet e shpëtimit kanë thënë se: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”. /Telegrafi/

Zjarri në Londër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera