Lajme

Pamje të tjera të takimit të Sveçles, Abrashit e Gjinit me Gjuriqin në konferencën në Tiranë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 08 December 2019

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), ka njoftuar se ka organizuar konferencën në Tiranë, gjatë të cilit janë shkrepur fotografi në të cilat shihet anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Organizata CIG njofton se është mbajtur edhe një takim tjetër ku kanë marrë pjesë politikanë nga Kosova, Serbia dhe rajoni është mbajtur në tetor, ndërsa ky në Tiranë është i dyti i organizuar nga kjo organizatë, shkruan gazeta inFokus.
“Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019”, ka shkruajtur CIG./Gazeta inFokus/.

Njoftimi i plotë:
Këshilli për Qeverisje Përfshirëse: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë
Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, organizon një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në diskutime adresohen sfidat e rajonit për gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolit të partive politik në zbatimin e reformave demokratike.
CIG mbështet iniciativat e ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë.
Mbështetësi kryesor i CIG është Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ndërsa ky projekt rajonal mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Ky është takimi i dytë i CIG.
Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019.
Pjesëmarrës e takimit në Tiranë janë:
Këshilli për Qeverisje Përfshirëse:
Alex Roinishvili Grigorev, President, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA
Shpetim Gashi, Nënkryetar, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA
Jeta Loshaj, Kashkëpunëtore, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Kosovë
Kosovë:
Arban Abrashi, Anëtar i Kryesisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosovë
Ardian Gjini, Nënkryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë
Xhelal Svecla, Anëtar i Kryësisë, Lëvizja Vetëvendosje, Kosovë
Serbi:
Marko Djuric, Nënkryetar, Partia Progresive Serbe, Serbi
Natasa Gacesa, Sekretare ndërkombëtar, Partia Socialiste e Serbisë, Serbi
Aleksandra Jerkov, Nënkryetare, Partia Demokratike, Serbi
Igor Novakovic, Bashkëpunëtor, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Serbi
Bosnjë dhe Hercegovinë:
Damir Masic, Anëtar, Kryesi, Partia Socialdemokrate, Bosnë&Hercegovinë
Dusan Petrovic, Anetar, Bordi Drejtues, Lidhja e Social-DemokratevetePavarur, Bosnje dhe Hercegovinë
Haris Plakalo, Anëtar, Partia e Veprimit Demokratik, Bosnj edhe Hercegovinë
Shqipëri:
Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë
Teuta Vodo, Sekretare Ndërkombëtare, Partia Socialiste e Shqipërisë, Shqipëri
Maqedoni e Veriut:
Damjan Manchevski, Anëtar, Bordi Qendror, Unioni Social-Demokratik i Maqedonisë së Veriut
Timco Mucunski, Sekretar Ndërkombëtar, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, Maqedoni e Veriut
Mali i Zi:
Ivan Vujovic, Sekretari Përgjithshëm, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi.

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera