Lajme

Pamje të rënda: Si skenë lufte, shpërthimi i fuqishëm në Bejrut u dëgjua deri në Qipro

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 04 August 2020

Mediat botërore njoftojnë se shpërthimi që ndodhi pak më herët në Bejrut ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua deri në Qipro.

Teksa kryeqyteti i Libanit ndodhet ende në panik, deri tani rezultojnë 10 viktima, por besohet se numri do të shtohet orët që vijnë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por Izraeli ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje edhe pasi tensioned mes dy vendeve janë rritur shumë.

-Advertisement-

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Kombeve të Bashkuara do të vendosë për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

Libani po kalon krizën më të keqe financiare e ekonomike për dekada me radhë, dhe rrugët janë të mbushura me protestues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera