Rajoni dhe Bota

Pamje të rënda nga tërmeti në brigjet e Greqisë dhe Turqisë, vdesin dy persona (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 21 July 2017

Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Greqisë dhe Turqisë, duke shkaktuar së paku dy viktima.
Tërmeti provokoi një cunami, që goditi resortet turistike në detin Egje dhe në Mesdhe.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.7 ballë ishte në Bodrum, në jugperëndim të Turqisë.

Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni.

-Advertisement-

Deri më tani nuk ka konfirmim për të lënduar shqiptarë.

Bilanci më i rëndë është shënuar në hapësirën midis ishullit Kos dhe Rodosit në Dodekanez.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 01:31 minuta sipas orës lokale.

Valët e lëkundjes janë ndjerë në të gjithë Egjeun.

Epiqendra është shënuar 40 kilometra në det dhe thellësia e lëkundjes ndodhet në 8 kilometra.

Dy viktimat, një shtetas turk dhe një suedez ndodheshin jashtë një lokali të zonës, kur tavani u rrëzua duke i lënë të vdekur në vend.

Deri tani në spitalin e ishullit janë dërguar më shumë se 120 vetë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Çdo moment që kalon, autoritetet thonë se numri i të plagosurve që dërgohen në spital rritet, ndërsa në zonë po dërgohen me shpejtësi mjete të ndihmës së shpejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera