Sport

PAMJE TË RËNDA: Kjo ishte ndërhyrja ‘horror’ e Aubameyangit në Meyerin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 11 January 2020

Crystal Palace dhe Arsenali i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për vendasit e shënoi Jordan Ayew në minutën e 54’, kurse për mysafirët realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 12’.

Gjatë këtij takimi, saktësisht në minutën e 67’ sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang u përjashtua nga loja, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

-Advertisement-

Sulmuesi nga Gabnoi bërë një ndërhyrje ‘horror’ në sulmuesin e Crystal Palaces, Max Meyer, i cili me pas u detyrua ta lerë fushën e lojës.

Në shikim të parë duket një lëndim i rënë për gjermanin, por stafi mjekësor i Palaces do të bëjë të ditur më vonë shkallen e lëndimit.

Ndryshe, ishte pikërisht Aubameyangi, i cili realizoi golin e vetëm për ‘Topçinjtë’ në këtë përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera