Lajme

Pamje të reja nga përplasja e dy kamionëve në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 22 June 2021

Gazeta inFokus gjatë ditës së martë pati raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve në Fushë Kosovë.

Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes i cili edhe ka dërguar pamje të reja, ka treguar se kamionit i kanë dështuar frenat.

“Shoferi kur dul nga kamioni seni i parë që tha ishte se kuku më paskan dështu frenat”, ka thënë ky dëshmitar për inFokus.

-Advertisement-

Rasti për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka thënë Borovci.

Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera