Lajme

Pamje të reja nga New Jersey, ku humbën jetën 6 persona

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 12 December 2019

Nga të shtënat me armë që ndodhën në New Jersey gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një polic dhe tre kalimtarë rasti.

Ndërkaq në rrjetet sociale është shfaqur një video e konfliktit, që është zhvilluar në një market në qendër të qytetit.

Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër shtylla elektrike dhe lokale afariste, kanë filmuar momentin kur dy persona të armatosur futen në market dhe klientët dhe kalimtarët e rastit fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët.

E nga të shtënat janë plagosur tre persona në mesin e tyre dy policë dhe një civil, kurse sulmuesit janë neutralizuar pas intervenimit të njësisë SWAT.

Incidenti ka ndodhur në qendër të Jersey City, qytet ky në të cilin jetojnë rreth 270 mijë banorë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera