Lajme

Pamje të Policisë së Kosovës duke e transportuar kokainën e sekuestruar

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 17 May 2021

Forca të shumta të Policisë janë parë duke e transportuar kokainën e sekuestruar në Lipjan.

Ndërkohë, Policisa e Kosovës, ende po qëndron në hyrje të Lipjanit, aty ku dyshohet se ndodhet sasia e kapur e kokainës, që sipas informacioneve të para është rreth 400 kg.

Katërqind kilogramë kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili dhe sipas raportimeve të mediave shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

-Advertisement-

Krahas DEA-s, Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.

Besohet se deri me tani të paktën dy persona janë prangosur, mirëpo policia nuk është deklaruar as për arrestimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera