Fun & Video

Pamje të mahnitshme të rinocerontëve që mbajnë larg tufën dinake të luanëve në rezervatin afrikan (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 12 May 2022

Në disa pamje të mrekullueshme nga bota e egër të publikuara së fundmi, shihen predatorët e frikshëm të xhunglës që i rezistojnë një loje “presioni psikologjik” me rinocerontët, në një rrugë dheu në pyll.

Episodi i rrallë u regjistrua nga vizitorët Mark e Jill Fox në periferi të parkut kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Video tregon fillimisht tufën e luanëve duke u relaksuar në rrugën me hije, disa metra larg rinocerontëve.

-Advertisement-

Por teksa një prej këtyre të fundit ndahet nga tufa, një luan i ri sulet drejt tij, para se rinoceronti të kthehet nga felini duke qëndruar kërcenueshëm gati për konfrontim.

I trembur nga masa e madhe e rinocerontit dhe briri i tij i frikshëm mbi hundë, luani tërhiqet para se të tentojë edhe një tjetër herë i pavendosur, dhe pa sukses.

Kujdestari i parkut Mark, tha se përballjet me s këtyre dy specieve nuk ndodhin shpesh: “Nuk para ndodh zakonisht kështu. Në gjashtë vjet që jemi në Kruger Park, kemi parë përballje luan/rinoceront ndoshta vetëm dy herë”.

Por Mark shton se çështja ishte më shumë një test force dhe intimidimi sesa një tentativë për të vrarë një rinoceront.

“Nëse e shihni videon, luanët e rinj i afrohen rinocerontit, para se të vijë luani më i vjetër që duket se i komandon të mos përfshihen shumë me të”.

Mark shton se popullata e rinocerontëve është më e rrezikuar , kryesisht nga gjuetia ilegale prandaj parku Kruger ka shtuar përpjekjet për heqjen e brirëve të kafshëve për të dekurajuar vrasjen e tyre ilegale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera